Murati: Raportet e Kosovës me aleatët në udhëkryq

Aktuale

Murati: Raportet e Kosovës me aleatët në udhëkryq

Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:58
Artan Murati

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është momenti i fundit që Kosova duhet të merr masa për mesazhet që po merr nga shtetet e BE-së dhe SHBA-të.

“Jemi në një situatë kur raportet e Kosovës dhe aleatëve, qoftë me SHBA-të dhe qoftë me BE-në janë në një udhëkryq. Jemi duke parë që kohëve të fundit ka vizita të zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së, të cilët na përçojnë mesazhe që Kosova nuk duhet të i neglizhojë. Është momenti që kjo elitë politike të shikojë mënyrën dhe qasjen për të ardhmen. Në asnjë rrethanë të mos cenojmë raportet, sidomos me SHBA-të”.

“Nuk ma merr mendja që mund të ketë veprime drastike dhe të menjëhershme nga SHBA-të. Ata kanë investuar shumë në Kosovë, në të gjitha aspektet, nuk do të heqin dorë nga Kosova menjëherë”.

“Ajo që duhet të shohin nga Kosova është një seriozitet. Edhe nga takimi mes kryeministrit dhe presidentit ka pasur një debat të ashpër. Serbia në vazhdimësi është duke bërë agresion dhe natyrisht që Kosova është dashur t’i përgjigjet. Taksa ka pasur përkrahje edhe nga populli edhe nga të gjitha subjektet politike. Por tani edhe qytetarët edhe partitë po dëshirojnë të ketë zgjidhje”.

“ Kemi parë që prej hyrjes në fuqi të tarifës jemi bërë më të vetëdijshëm edhe për procesin e dialogut. Në anën tjetër, sidomos në marrëdhëniet e faktorëve të jashtëm, një lëkundje e vogël që nëse nuk merret seriozisht mund të jetë bëhet edhe me e madhe, është momenti i fundit që ajo të ketë një qasje serioze ndaj Serbisë.

Murati në Sytë 7 tha se shtetet e Bashkimit Europian po e dëshirojnë një marrëveshje sa më të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Problemi me dialogun është taksa, sepse Serbia e ka kushtëzuar dialogun. BE-së po i ngutet për një marrëveshje më të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë. Është dashur që një kryeministër apo edhe një person ekzekutiv do të duhej që të ishte në krye të dialogut. Kur Haradinaj ka marrë mandatin ka pasur një mosinteresim për procesin e dialog”.

“Gjermania ka qëndrime më të përafërta me Qeverinë apo me Haradinajn. Shpresa jonë më e madhe që ka qenë te SHBA-të, pasi edhe Trump ka bërë thirrje që sa më shpejt të kryhet marrëveshja finale. Përmes Gjermanisë të shtyhen proceset përpara”.

“Ideja e heqjes apo pezullimit të saj po përdoret për aspekt të brendshëm dhe elektoral, kjo e rrit popullaritetin e Qeverisë apo individëve që kanë treguar më shumë qëndrueshmëri.

“Këto na tregojnë edhe njëherë që koalicioni qeverisës ka një problem goxha të madh brenda edhe për shkak të taksës. Nuk duhet të neglizhohet që ka edhe tendenca për një rinkonfigurim të forcave aktuale të koalicionit”.

“Haradinaj ka deklaruar që taksa nuk do të qëndrojë përgjithmonë, por Kosova duhet të ketë kërkesa realiste, që nëse arrihet të jep efekt edhe në dialog. Kosova duhet të ketë një qëndrim të unifikuar, sepse po shihet që ka pasur edhe një vëmendje të madhe mediative”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat