Ekspertët gjerman paralajmërojnë: Tërheqja e kufijve në Ballkan është lojë me zjarr

Aktuale

Ekspertët gjerman paralajmërojnë: Tërheqja e kufijve në Ballkan është lojë me zjarr

Nga: F.B. Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:14
Flamuri gjerman

Tërheqja e re e kufijve në Ballkan është “lojë me zjarrin”, thekson eksperti i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Florijan Fajerabend.

Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen se zgjidhje është ndryshimi i kufijve, bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë ka thënë Florijan Han, zëdhënës i grupit parlamentar CDU, me vërejtjen se me ndryshim të kufijve duhet të kemi kujdes.

“Mendoj personalisht se kur dy vende sovrane pajtohen të ndryshojnë kufijtë e përbashkët dhe kur janë në gjendje të bartin përgjegjësinë, bashkësia ndërkombëtare duhet këtë ta pranoj”, ka thënë Han, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

Gjermania si thotë ai “dëshiron që kjo marrëveshje të plotësohet me “njohjen e ndërsjellë të sovranitetit”.

“Kur dy vende sovrane janë në gjendje me bart përgjegjësi për vendet e veta edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të pranoj marrëveshjen”, tha Han.

Ndërkohë gjermani tjetër, Florijan Fajerabend, ekspert i Fondacionit “Konrad Adenauer”, mendon se vendimi i Prishtinës për rritje të taksës në mallrat serbe në kundërshtim me procesin e Berlinit dhe marrëveshjet tjera të tregtisë së lirë. Ai shprehet se kupton hidhërimin e qeverisë së Kosovës për mos pranimin në Interpol dhe aktivitetet e politikës së jashtme serbe.

Ajo që është arritur në shkëmbim dhe raporte mes Prishtinës dhe Beogradit sipas ekspertit gjerman tash po dëmtohet. “Me embargon tregtare ndaj mallrave të BiH në radhë të parë kanë pësuar qytetarët e Kosovës dhe ekonomia private”, thotë Fajerabend.

Ai thotë se pozicionimi gjerman kundër për mos pajtim me ndryshimet e kufijve duhet të dëgjohet edhe ka peshë.

“Edhe fondacionet politike mund të luajnë rol në këtë proces, ashtu që kërkojnë dialog , sepse qytetarët e dy vendeve duhet të pranojnë marrëveshjen. Andaj banorët e  dy vendeve duhet të përgatiten për këtë”, mendon Fajerabend.

Ai tërheq vërejtjen se tërheqja e kufijve të rinj në Ballkan është “lojë me zjarr”, posaçërisht nëse bëhet në vija etnike.

“Ëndrrat për mbretëri të mëdha etnike,- Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, apo Kroacia e Madhe në shekullin 21 duhet të i takojnë së kaluarës. Në çfarë të keqe mund të shpien këto ëndrra, dëshmi është Ballkani Perëndimor, ku 120 mijë qytetarë e kanë paguar me jetë”, ka vlerësuar Fajerabend.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Filip Kosnet u shpreh se me kohë armiqtë e mëdhenj mund të bëhen miq.

“Kjo arrihet nëse ka bisedë sinqertë për të kaluarën e keqe dhe kur fokusohen në ardhmëri dhe bashkëpunim”, ka shkruar në Tviter si koment në raportet Beograd dhe Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat