LDK: Po vihet në pikëpyetje partneriteti me ShBA-në

Aktuale

LDK: Po vihet në pikëpyetje partneriteti me ShBA-në

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:34
Avdullah Hoti, Besian Mustafa

(E plotësuar) -Presioni dhe kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës për largim të takës dhe mos bindja ndaj këshillave të tyre, për Lidhjen Demokratike e Kosovës po vë në pikëpyetje partneritetin shumë vjeçar me aleatët tanë.

Pasi sipas tyre, në 11 vjet shtet, Kosova nuk ka qenë asnjëherë në pozitë më të keqe si në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu dhe në çështjet e brendshme.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se pozita e keqe karshi ShBA-së, po bën që për herë të parë ndodhë që kryeministrit të vendit i mohohet e drejta të udhëtoi atje dhe të anulohet dhjetëra programe financimi.

Sipas deputetit Hoti, asnjëherë nuk ka pasur degradim më të madh institucional gjatë këtyre viteve, pasi ai konsideron se ka humbje të besimit ndaj këtij lidershipi.

Hoti: Me këtë lloj politike është vënë në pikëpyetje përkrahja e partnerit tonë, ShBA-së

“Në 11 vjet shtet nuk kemi qenë në pozitë të dobët si në pozitën e brendshme, ashtu dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk kemi pasur degradim më të madh institucional gjatë gjithë këtyre viteve dhe një humbje të plotë të besueshmërisë të qytetarëve ndaj lidershipit të vendit. Sot me këtë lloj politike është vë në pikëpyetje përkrahja e partnerit tonë ShBA-së karshi shtetit të Kosovës. Për herë të parë po ndodhë pas tridhjetë viteve që lidershipi i Kosovës, këtë rast kryeministri i vendit i mohohet e drejta për të udhëtuar në ShBA, pra i mohohet e drejta e një lideri të Kosovës, vendit më pro amerikan më  pro evropian të udhëtoj në ShBA. Gjithashtu janë anuluar siç e dini dhjetë programe në qendrën Marshall”,tha deputeti Hoti.

Duke përmendur mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi, Hoti tha se kjo është e paprecedent dhe se për këtë arsye kanë kërkuar  nga Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Ndërsa, sa i përket taksës, ai tha se është bërë strehë e plaçkës që po i bën shtetit koalicioni PAN sepse po ndahen mjete financiare në kundërshtim me ligjin nga rezerva shtetërore.

Për gjithë këto parregullsi, deputeti Hoti kërkoi përgjegjësi nga shefi i koalicionit, Kadri Veseli.

Hoti: Taksa është bërë strehë për plaçkë për shtetin nga koalicionin PAN

“ Taksa është bërë strehë për plaçkë për shtetin nga koalicionin PAN. Janë mbi tetë milion euro që janë nda nga rezervat e shtetit për vendime në masë të madhe jo ligjore...qeveria është  shndërruar në një mekanizëm vendimmarrës për interesa biznesore, ka një numër të madh të vendimeve që janë thjesht për interesa të ngushta të tyre. Ulja e akcizës në duhan, gjoja për të mbështetur prodhuesit vendor. E kemi adresuar këtë çështje. Më herët ka qenë lirimi nga taksa për prodhuesit e ujit dhe tash në fund në rastin e Pejës shpallje të një investitori strategjik të  huaj që në fakt mund të shkatërroi komplet lum bardhin e Pejës. Në anën tjetër institucionet e ndërmarrjeve publike janë bërë strehë për punësim dhe të militantëve dhe familjarëve të koalicionit PAN. Për gjitha këto dështime, kryetari i PDK-së duhet të marr përgjegjësi sepse po e quan vetën shef të koalicionit”, u shpreh deputeti Hoti.

Për dialogun me Serbinë, ai tha se është në rrugë pa krye, pasi dhe ekipi dialogues është jokushtetues dhe formati i ekipit e ka kthyer Kosovën në periudhën kur ka pasur institucione të përkohshme.

Hoti: Dialogu është në rrugë pa krye

“Dialogu është në rrugë pa krye siç e keni parë gjatë këtyre muajve. Është themeluar një ekip për dialog, po e theksoj se është jo kushtetues dhe ky format i ekipit e ka kthyer Kosovën në periudhën kur kemi pasur institucione të përkohshme para shpalljes së pavarësisë...05:34 Kosova duhet të dialogojë nuk ka rrugë tjetër. Në fakt ne kemi dialogu dhe në Rambuje dhe në Vjena, kemi dialogu sepse nuk kemi pasur frikë nga dialogu sepse qytetarët e Kosovës atëherë kanë pasur  besim në lidershipin e vendit dhe në miqtë ndërkombëtarë. Ndërsa sot ekziston një frikë e paparë tek qytetarët karshi procesit të dialogut...frika ekziston nga qytetarët sepse nuk kanë besim tek lidershipi i tyre që mund të përfaqësoj”, deklaroi ai.

Shefi i deputetëve të LDK-së,  përsëriti se zgjidhja e vetme për Kosovën janë zgjedhje të reja dhe se korrigjimi i kufijve nuk do të ndodhë asnjëherë.

I pyetur nga gazetarët për takimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me presidentin Hashim Thaçi, Hoti ka refuzuar të përgjigjet.

“Kosova nuk duhet të korrigjojë kufijtë, por lidershipin e vetë”

“Vendi është në krizë të thellë politike dhe diplomatike ku po cenohen mardhëniet tona me miqtë ndërkombëtarë, veçanërisht me ShBA dhe BE”, ka thënë në hyrje të konferencës së rregullt të LDK-së, Zëdhënësi, Besian Mustafa.

Gjithashtu, gjeni të bashkangjitur fjalimin e kryetarit të GP të LDK-së, z. Avdullah Hoti të mbajtur sot në konferencë.

 Në 11 vjet shtet, asnjëherë Kosova nuk ka qenë në pozitë më të dobët. Kosova po përjeton degradim institucional për shkak të lidershipit shtetëror që është jo lojal ndaj shtetit të Kosovës. Sot është vënë në pikëpyetje përkrahja e partnerit tonë kryesor, SHBA-së, ndaj shtetit të Kosovë. Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të shtetit më pro amerikan dhe pro evropian, i ndalohet udhëtimi në SHBA. Anulohet 10 programe në qendrën Marshall.

Në anën tjetër, Presidenti lobon fuqishëm korrigjim të kufijve. Sikur Presidenti të lobonte kaq fuqishëm për njohje të reja, nuk do të kishim tërheqje të njohjeve. Dialogu është në rrugë pa krye. Ekipi dialogues është jo kushtetues. Ky format i ekipit na ka kthyer në kohën e institucioneve të përkohshme.

Poashtu, Presidenti nuk është duke e kryer rolin e tij kushtetues, që nga marsi i vitit të kaluar ka bllokuar funksionimin e KQZ-së, me pasoja për të gjitha Asambletë Komunale në gjithë Kosovën. Mbi 30 asambleistë të komunave presin për tu çertifikuar, një deputet i Kuvendit të Kosovës gjithashtu është duke pritur për tu certifikuar nga KQZ, dhe të gjitha stafet e grupeve parlamentare dhe të punësuarit në partitë politike që financohen nga buxheti i shtetit, janë bllokuar tashmë 2 muaj për paga të rregullta. Sigurisht partitë tjera mund të kenë burime tjera të financimit, por Lidhja Demokratike e Kosovës bazohet në financat nga buxheti i shtetit, në bazë të formulës për ndarjen e buxhetit për partitë politike. Do të ketë një seancë të jashtëzakonshme të cilën kërkesë tashmë e ka dorëzuar LDK.

Taksa po përdoret si strehë për plaçkë të buxhetit nga koalicioni PAN. Mbi 8 milion euro janë ndarë nga rezerva gjatë vitit 2018. Qeveria është shndërruar në mekanizëm vendimarrës për të realizuar interesa biznesore, siç ishte rasti me vendimet për: (i) uljen e akcizës në duhan, (ii) lirim nga taksat të prodhuesve të ujit, (iii) shpallja si investitor strategjik një kompani e shkatërron lumbardhin e Pejës etj. Institucionet dhe ndërmarrjet publike janë bërë strehë punësimi për militantë dhe familjarë të partnerëve të koalicionit PAN.

Kryetari i PDK-së duhet të marrë përgjegjësinë për këto dështime, sepse po e quan veten shef të koalicionit PAN. Kosova duhet të lirohet nga ky lidership sa më parë. Dhe zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme. Vetëm një qeveri e re, me legjitimitet të fuqishëm qytetarë, mund të udhëheq Kosovë drejt integrimit euro-atlantik. Vetëm një qeveri e tillë mund të marrë përsipër dialogun me Serbinë.

Kosova duhet të dialogojë. Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe në Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Por, sot ekziston frika tek qytetarët nga procesi i dialogut. Jo frikë nga partnerët ndërkombëtarë, sepse ata e kanë bërë të qartë se Kosova vendos vetë se çfarë marrëveshje do të nënshkruajë. Por, frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin e Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues.

Po e përsëris edhe një herë qëndrimin e LDK-së lidhur me dialogun. Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta e Kosovës. Ekip dialogues është Qeveria legjitime, që e udhëheq dialogun bazuar në një platformë orientuese, që miratohet në Kuvendin e Kosovës vetëm me 2/3 e votave.

Le ta ketë të qartë Presidenti, dhe të gjithë lobuesit rreth tij brenda dhe jashtë vendit, se korigjim të kufijve nuk do të ketë. Qytetarët e Kosovës do të korrigjojnë lidershipin e tyre. Në zgjedhje të lira, qytetarët e Kosovës do të zgjedhin një lidership lojal ndaj tyre dhe Republikës së Kosovës.

Hoti: Taksa, strehë e plaçkitjes së madhe

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se në 11 vjet shtet, Kosova asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të keqe si në çështjet e brendshme ashtu në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku po vihet në pikëpyetje partneriteti me ShBA-në.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë për media, tha pozita e keqe karshi ShBA-së,  ka ndikuar që për herë të parë  kryeministrit të vendit i mohohet e drejta të udhëtojë në ShBA.

Sipas Hotit, dialogu është në rrugë pa krye, pasi sipas tij është themeluar një ekip dialogues jokushtetues, e i cili ka kthyer Kosovën para pavarësisë.

Shefi i deputetëve të LDK-së kritika ka adresuar edhe për presidentin e vendit për moscertifikimin e anëtarëve të KQZ-së.

“Presidenti nuk është duke e kryer rolin e tij kushtetues dhe po lë në pasoja gjithë asamblistët dhe deputet, duke mos certifikuar anëtarët e KQZ”, tha ai.

Duke folur për taksën Hoti tha se është bërë  strehë e plaçkitjes së madhe po bën Qeveria duke ndarë mjete financiare.

Pikërisht për këtë ai njoftoi se kanë thirrur dy seanca të jashtëzakonshme.

“Ne vlerësojmë se Kosova duhet të lirohet nga ky lidership aktual dhe zgjedhjet e reja janë zgjidhje”, shtoi Hoti.

Shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, përsëriti se korrigjim të kufijve nuk do të ketë dhe Presidenti duhet të largohet nga kjo ide. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat