Mediat serbe çartën për pasurinë publike të Kosovës: Trepçës po i merren paratë nga llogaria!?

Aktuale

Mediat serbe çartën për pasurinë publike të Kosovës: Trepçës po i merren paratë nga llogaria!?

Nga: F.B. Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:42
Trepça

Prishtina po përgatit një seri të masave në tentim të përvetësimit të kombinatit metalurgjik prej të cilit jetojnë serbët në veri të krahinës, ndërsa skenar të njëjtë po përgatisin edhe ndaj Brezovicës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Po tentohet me dhunë juridike të pamundësohet puna e kombinatit Trepça, ndërsa hapi pasues është Brezovica, por shteti ynë duhet të bëjë gjithçka të mbroj pasurinë serbe dhe kombinatit metalurgjik prej të cilit varet ekzistenca e 2 mijë e 400 punonjësve shumica nga veriu i Kosovës dhe që ajo të vazhdoj të funksionoj.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë dje se “askush nuk mund të parashikoj hapat jo racional të udhëheqjes shqiptare në krahinë duke tërhequr vërejtjen se në këtë skenar pas Trepçës do veprohet edhe me Brezovicën".

Ai theksoi se shteti investon mjete në ruajtjen dhe mbrojtjen e pronës së caktuar serbe, kjo nganjëherë shihet, por nganjëherë bëhet “nën grurë” në mënyra të ndryshme:

“Detyrohemi në atë mënyrë sepse në Kosovë nuk kemi pushtet faktik, por bëjmë atë që të ndihmohet populli ynë në çdo mënyrë. Për këtë një ditë do përgjigjem sikur edhe për mbështetjen ndaj Republika Serbe, sepse kjo është e vetmja gjë që nuk është absolutisht transparente”, ka thënë Vuçiq.

Në atë moment kur Prishtina si paralajmëron tash sa kohë të regjistroj kompaninë  e re “Trepça” a.d. në Agjensionin për regjistrim të bizneseve kërcënon rreziku që të bllokohet llogaria e Trepçës veri, të konfiskohen mjetet që gjenden aty dhe të ndalohet ndarja e mjeteve për leje eksportuese edhe importuese.

Petar Petkoviç ndihmës drejtor i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë ka thënë se hapësira vepruese manovruese e Serbisë nuk është e madhe dhe në këtë moment askush nuk mund të parashikoj çka do të bëjë Prishtina:

“Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që mbrojmë kompaninë tonë, të arrijmë sigurinë e punëtorëve dhe menegjmentit sikur edhe pagesën e rregullt të pagave dhe të ruajmë pasurinë tonë”. ka thënë ai.

Beogradi do të insistoj në reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare, duke marr parasysh se Trepça veri funksionon sipas regjimit të UNMIK-ut përkatësisht rezolutës 1244 të KS të OKB-së, që do të thotë se lejen për punën e saj ka karakter ndërkombëtar dhe Prishtina nuk ka drejtë të anuloj këtë ndërmarrje.

Liderët shqiptarë nuk ndalojnë në përpjekjet që të përvetësojnë Trepçën, ndërsa institucionet e përkohshme në Kosovë para një muaji kanë thënë se statusi është shkruar me qëllim që pronësia të i takoj atyre, ndonëse pjesë më të madhe të pronësisë e ka Fondi për zhvillim i Serbisë shkruan “Novosti”.

Vlera 100 miliardë euro

Vlerësimi i pasurisë së kombinatit Trepça me masurit minerale vlerësohet në rreth 100 miliardë euro, prej të cilës 85 miliardë janë serbe.

Serbia udhëheq me minierat "Crnac" dhe "Belo Brdo", minierën sipërfaqësore "Koporish", Flotacionin në Leposaviçu, Metalurgjinë e plumbit në Zveçan, ndërsa institucionet e Prishtinës kanë uzurpuar minierën në Stan Terg", "Hajvali", "Kishnicë" dhe "Novo Brd", flotacionin në  "Tunelin e Parë" dhe "Kishnicë", si dhe "Metalurgjinë e Zingut", "Industrinë Kimike" dhe "Fabrikën e Akumulatorëve" në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat