Milaim Zeka: Zoti hajr e baftë, se ma keq s’ka ku shkon

Aktuale

Milaim Zeka: Zoti hajr e baftë, se ma keq s’ka ku shkon

Nga: D.RR Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:09
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka ka komentuar zhvillimet politike aktuale në vend, ku ka thënë se asgjë nuk po shkon mbarë.

Ai thotë se fjalimet e krerëve të shtetit janë me vend, mirëpo të gjithë e dimë se asgjë nuk po funksionin, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ashte e veshtire- e pamundur me kuptu politike shqip

Sapo degjova fjalimin e Thaçit ne Tirane, perpara diaspores shqipetare. Te gjithe e duartrokiten. Asnje fjale pa vend.
Kthehem tek fjalimet e Kryeministrit, çdo gja me vend. Edhe lideret e tjere, te gjithe fjale me vend.
Kthehesh e i degjon diplomatet perendimor, edhe ata po flasin me vend.

Po ashte nje problem: Te gjithe e dime se asgja nuk po na ece mire. Parlamenti nuk po funksionon. Qeveria cope-cope. Deputetete cope-cope. Asnjeri me qendrim te vetin.

Kalojme tek opozita. Ajo hala ma keq se pozita. Se ku do te perfundojme, as Zoti nuk po e di. Lluge ne te gjitha anet. Lluge ne Prishtine, edhe ma lluge ne Tirane. Nuk ka mbete gja tjeter perpos luteja e gjushes time: -Zoti hajer e bafte, se ma keq s’ ka ku shkon...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat