Pas shkarkimit nga Haradinaj, Rikallo zë pozitë në Qeverinë e Serbisë

Aktuale

Pas shkarkimit nga Haradinaj, Rikallo zë pozitë në Qeverinë e Serbisë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:49
Nenad Rikallo

Ministri serb i shkarkuar në Kosovë nga kryeministri Ramush Haradinaj, Nenad Rikallo, pa vonuar shumë është punësuar në Qeveri.

Bëhet fjalë për në Qeverinë e Serbisë, ku Rikallo është emëruar sekretar i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë atje.

Bëhet e ditur se këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë më 27 shkurt.

Nenad Rikallo (ish-ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës) është shkarkuar më 2 shkurt nga Qeveria e Kosovës.

E para që ka kërkuar shkarkimin e tij ka qenë PSD-ja, si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2019. Ndërkaq, më 25 shkurt për pozitë është emëruar Dijana Ziviq. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat