Lansohet fushata që synon t’i sensibilizojë qytetarët për vendosjen e rripit të sigurisë

Aktuale

Lansohet fushata që synon t’i sensibilizojë qytetarët për vendosjen e rripit të sigurisë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 13:13
Lansohet fushata që synon t’i sensibilizojë qytetarët për vendosjen e rripit të sigurisë

Me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, Këshilli për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë lansuar fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”, aktivitet i cili do të zgjasë gjatë gjithë muajit mars.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovë kanë shpërndarë edhe fletushka për pjesëmarrësit në komunikacion tek  rrethrrotullimi i magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Fejzullah Mustafa, nga Departamenti Koordinues i Këshillit të Sigurisë Rrugore më kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës tha se  me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve kanë ndërmarrë këtë fushatë që ka për fokus vendosjen e rripit të sigurisë.

Mustafa potenconi Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në sinjalizimin e të gjitha rrugëve.

Mustafa:  Marsi, muaj i sensibilizimit për siguri rrugore

“Kemi paraparë që muaji mars të jetë muaji sensibilizues për siguri rrugore. Kemi filluar me fushatën vetëdijëseuse për fushatën rrugore lidhur me përdorimin e rripit të sigurisë për shoferët dhe pasagjerët e automjeteve. Njëherit kjo fushatë vetëdijësuese do të vazhdoj deri në fund të muajit, dhe do të jetë i shpërndarë në të gjitha regjionet e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa Jeton Rexhepi nga Departamenti Policor për Trafik Rrugor, u shpreh se vendosja e rripit të sigurisë ofron më shumë siguri në rast të aksidenteve.

Sipas tij, vetëm në vitin 2018, Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 50 mijë gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë.

Rexhepi: Vendosja e rripit të sigurisë ofron sigurinë për pjesëmarrësit në trafik

“Në njëfarë forme në vetëdijësimin e pjesëmarrëseve në trafikun rrugor dhe përdorimin e rripit të sigurisë , i cili me një pjesë iu ofron siguri në momentet apo rastet eventuale ku mund të kenë aksidente. Nga praktika ka rezultuar se vendosja e rripit të sigurisë për pjesëmarrësit e përfshirë në aksidente ka shpëtuar nga lëndimet serioze, apo lëndimet për jetë kështu që me vendosjen e rripit sigurisë Policia e Kosovës do të ketë më pak angazhim për shkak se nuk do të kemi të marrim masa ndaj kundërvajtësve të tillë....Sa i përket  vitit 2018 diku është 10 deri 12 për qind e numrit të përgjithshëm të kundërvajtjes që është i lëshuar për rripin e sigurisë, do thotë që janë rreth 50 mijë kundërvajtje që janë shqiptuar vetëm për rrip të sigurisë“, u shpreh Rexhepi.

Një fushatë të tillë e ka mirëpritur edhe shoferi Valdet Halili, i cili u shpreh se ata që nuk e vendosin rripin e sigurisë duhet të dënohen, pasi që është shumë i rëndësishëm.

Halili: Fushata shumë e mirë, rripi i sigurisë i rëndësishëm

 “Shumë e rëndësishme...është fushat e mirë ai që se ka dënim të merituar”, ka thënë ky pjesëmarrës në trafik.

Fushata sensibilizuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”  që do të zgjasë gjatë tërë muajit mars dhe do përfshijë të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat