Zyrtarë të lartë të qeverisë nën hetime për kontrabandë me mallra - Bota Sot
Zyrtarë të lartë të qeverisë nën hetime për kontrabandë me mallra

Aktuale

Zyrtarë të lartë të qeverisë nën hetime për kontrabandë me mallra

Më: 1 mars 2019 Në ora: 13:28
Qeveria e Kosovës

Që nga vendosja e taksës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina është rritur edhe interesimi i biznesmenëve për të kontrabanduar mallra.

Burimet e mediave bëjnë të ditur se janë disa zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës të cilët po hetohen nga policia për kontrabandë me mallra nga Serbia.

Emrat e zyrtarëve janë të njohur për Indeksonline, mirëpo për shkaqe të hetimeve nuk do të publikohen.

Hetuesit kanë thënë se zyrtarët që ndodhen në llupen e tyre kanë pozita të larta në Qeveri.

Mallrat të cilat dyshohet se po kontrabandohen janë të ndryshme dhe me vlerë të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat