Ambasada e SHBA-së në Kosovë deklarohet rreth tërheqjes së trupave nga Kampi Bondsteel

Aktuale

Ambasada e SHBA-së në Kosovë deklarohet rreth tërheqjes së trupave nga Kampi Bondsteel

Nga: A.M Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:22
Kfor

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një kumtese për mediat ka thënë se SHBA-ja mbanë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel

Po ashtu, ne kumtesën për media thuhet se “sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”.

“SHBA-të mbanë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel

Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në kumtesën e dërguar për media..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat