Avdyli: E mira e vizitës së njerëzve të Trumpit në Kosovë, u vërejt menjëherë sot

Aktuale

Avdyli: E mira e vizitës së njerëzve të Trumpit në Kosovë, u vërejt menjëherë sot

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:40
Pamje nga takimi i Thaçit me delagacionin amerikan

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka thënë se efektet e vizitës së delagacionit amerikan në Kosovë, u vërejtën sot.

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka hequr dorë nga shkëmbimi i territoreve me Serbinë, përcjell Bota sot.

Deputeti i LDK-së ka thënë se Amerika po e mbron integritetin e Kosovës, duke e korrigjuar Thaçin.

Postimi i plotë i Avdylit:

E mira e vizitës të njerzve të Trumpit në Kosovë , po vërehet menjëherë sot. Hashim Thaqi paska heq dorë nga shkëmbimi i territoreve. Lum na për Amerikën e cila po e mbron integritetin e Kosovës,së pari duke e korigjuar Hashimin, i cili nga sot qenka kthjellë bile edhe trupin e paska vendos si Mic Sokol kundër shkëmbimeve, korigjimeve e demarkimeve. #meAmerikën#Kosovaepandarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat