Veseli: BE është treguar e padrejtë me Kosovën

Aktuale

Veseli: BE është treguar e padrejtë me Kosovën

Nga: D.RR Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:54
Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka njoftuar se sot ka pasur një takim me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka njoftuar se sot ka pasur një takim me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, me të cilët ka diskutuar agjendën europiane të Kosovës.

Veseli shkruan se, BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, pasi janë plotësuar të gjitha kriteret, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, me të cilët diskutuam agjendën europiane të Kosovës. Bashkimi Europian mbetet prioriteti ynë nacional. Por, BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’u mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Schengen. Sa i përket Dialogut, kemi përkushtimin për një marrëveshje finale me Serbinë, që rezulton me njohje reciproke dhe hapje të perspektives së integrimeve euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat