Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt

Aktuale

Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt

Nga: N.H Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:19
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Haradinaj, pasi ky i fundit i futi në një kazan LDK-në, Thacin dhe Veselin.

Mustafa konsideron se deklaratat e Haradinajt janë jokorrekte, të pasakta dhe përngjajnë me një fushatë.

Kreu i LDK-së me tutje konfirmon se nuk do të bëhen bashkë me Thaçin e Veselin, si dhe nuk do të bëhen bashkë me Haradinajn, me mënyrën e të qeverisurit të tij.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.

Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!

Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.

LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat