Ish mjeku i UÇK-së: Hashimi e Ramushi qe 20 vjet e kanë dh**r Kosovën

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së: Hashimi e Ramushi qe 20 vjet e kanë dh**r Kosovën

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:19
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, është treguar kritik ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai në një postim në Facebook, ka ironizuar me këta të dy, duke thënë se ata nuk kanë bërë asgjë për popullin e Kosovës, në këto njëzetë vitet e fundit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kosova është peng hajdutësh.

“Njani qet tjetri pret, a të dytë qe njëzet vjet s’kanë bërë gjë tjetër, pos që e kanë dhier! Dhe, populli prapë pret që këta dy dhiaqë ta nxjerrin atë në dritë!!! Hajde popull, hajde!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Loshit:

Kurrë s’ka me u nda Kosova pa kalu nëpër trupa t’Hashimit edhe t’Ramushit. Pasi t’i kalojë trupat e tyre, duhet t’i kalojë trupat e shokëve të tyre komandantë që i kanë fshehur pushkët nëpër shpella. Dhe pasi t’i kalojë krejt këto pengesa, armiku duhet t’i kalojë edhe pallatet milionshe që ata i kanë ndërtuar me paratë e tyre të fituara nga djersa e ballit. Fjala është për ballin e popullit, jo të tyre, por meqë këta janë pronarë të Kosovës, me tokë, me popull, me qiell e me krejt, djersën e popullit e llogarisin si djersën e tyre!

Njani qet tjetri pret, a të dytë qe njëzet vjet s’kanë bërë gjë tjetër, pos që e kanë dhier! Dhe, populli prapë pret që këta dy dhiaqë ta nxjerrin atë në dritë!!! Hajde popull, hajde!

Kosovë peng hajdutësh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat