Miftaraj: Drejtësi se jo mahi! Gashi, Shala e Lushtaku mund të dënoheshin deri në 8 vite burgim

Aktuale

Miftaraj: Drejtësi se jo mahi! Gashi, Shala e Lushtaku mund të dënoheshin deri në 8 vite burgim

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:29
Gashi, Shala e Lushtaku në odën e Limajt

Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Malishevë ka shpallur fajtor të akuzuarit për posedim të paautorizuar të armëve, zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku, duke u shqiptuar vetëm dënim me gjobë.

Duke komentuar për këtë rast, monitoruesi i Institutit Demokratik të Kosovës Ehat Miftaraj, ka thënë se Gashi, Shala e Lushtaku, sipas ligjit, mund të dënoheshin deri me tetë vite burgim.

Por, sipas tij, ministrat e pushtetit u dënuan vetëm me gjobë, derisa për deputetët e opozitës, dënimet kishin shkuar deri edhe me një vit e gjashtë muaj burg me kusht.

Miftaraj këtë e ka quajtur drejtësi selektive dhe të instrumentalizuar nga politika. Sipas tij, vetëm Vettingu e pastron sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Postimi i plotë i Miftarajt:

Edhe pse ligji ne raste te tilla parasheh denim edhe deri ne tete vite burgim, kete te merkure ne emisonin Click te Leart Hoxha, ne baze te monitorimit te ketij rasti dhe menyren se si po trajtohej ky rast, publikisht vura bast se gjykata ne kete rast do te shqiptoj denim me gjobe!

Drejtesia selektive dhe e instrumentalizuar nga politika, brina nuk ka.

Per deputete te opozites denimet kane shkuar me burg deri edhe ne nje vit e gjashte muaj me kusht, per ministrat ne pushtet me gjobe.

Drejtesi se jo mahi!

Vetem vettingu e pastron kete sistem qe eshte mbush me mercenare te poltikes dhe grupeve te interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat