Nënshkruhet Protokolli Teknik për Lehtësira të udhëtarëve dhe mallrave mes Kosovës dhe Zvicrës

Aktuale

Nënshkruhet Protokolli Teknik për Lehtësira të udhëtarëve dhe mallrave mes Kosovës dhe Zvicrës

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:28
Foto nga takimi

Firmat u vendosën nga drejtori i Departamentit të Transportit Rrugor në këtë ministri, Xhemë Veseli, dhe kryesuesi i Njësisë për Punë të Jashtme në Zyrën për Transport nga shteti i Zvicrës, Jean-Claude Schneuwly, pas takimeve të dy komisioneve teknike të ekspertëve në fushën përkatëse.
 

Image

Ky nënshkrim i ka paraprirë takimi i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, me delegacionin zviceran, i cili u dha mbështetje komisioneve teknike të Kosovës dhe Zvicrës për vazhdim të bashkëpunimit mes dy vendeve, njofton Ministria e Infrastrukturës .

Delegacionet kanë trajtuar temat me interes të përbashkët që dalin nga Marrëveshja Bilaterale që ka Kosova me Zvicrën. Pala zvicerane ofroi përkrahje të pa rezervë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare në sektorin e transportit, në mënyrë që Kosovës t’i ofrohet perspektivë  në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat