Hamiti ia publikon Thaçit shkrimin ku e quante të rëndësishëm shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Hamiti ia publikon Thaçit shkrimin ku e quante të rëndësishëm shkëmbimin e territoreve

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:42
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot është tërhequr nga ideja e tij për shkëmbimin e territorit të Kosovës me Serbinë.

Ai sot duke folur para diasporës shqiptare, ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodhë kurrë, por ka theksuar se nuk ka njeri që e ndal në angazhimin për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Shkëmbimi i territoreve që keni dëgjuar shumë gjatë kësaj vere, kurrë nuk do të ndodh. Se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do të lejojmë që të bëjë pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund ta cenojë kush një milimetër të territorit të Kosovës.....për ndarje të Kosovës, dhe ekzagjerime të temave të tilla, dhe ata që flasin sot, janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqit, janë miqtë e Radonshiqit që i kam dëbuar nga Kosova. Në anën tjerë; korrigjimi i kufijve - PO, sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për realizimin e aspiratës së të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit për bashkëngjitje me territorin e Republikës së Kosovës, pa u cenuar territori i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Por, jo shumë kohë më parë, Thaçi e quante “analizë të rëndësishme” shkrimin redaksional të gazetës “The Financial Times” më 30 tetor 2018, i cili mbështeste idenë për korrigjim kufijsh dhe shkëmbim territoresh, përcjell Bota sot.

Këtë përkujtesë presidentit Thaçi ia ka publikuar ambasadori i parë i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Muhamet Hamiti. Ky i fundit ka shpërndarë artikullin në fjalë, ku thuhej se presidentët e Kosovës e të Serbisë, Thaçi dhe Vuçiqi, po e diskutonin idenë e korrigjimit dhe shkëmbimit të kufirit, si pjesë të arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Postimi i Hamitit:

Përkujtesë

Në tëitter Presidenti Hashim Thaçi e quante ‘analizë të rëndësishme’ shkrimin redaksional të gazetës “The Financial Times” më 30 tetor 2018, i cili mbështeste idenë për korrigjim kufijsh dhe shkëmbim territoresh, që, siç thoshte redaksia, presidentët e Kosovës e të Serbisë, Thaçi dhe Vuçiqi, po e diskutonin si pjesë të arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. “Nuk janë bërë publike detajet por lihet të kuptohet se të dy burrat kanë diskutuar për shkëmbim të pjesës veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe me një pjesë të Luginës së Preshevës në Serbi, të banuar me shumicë nga shqiptarët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat