Ish-ambasadori i Kosovës: SHBA ia eliminoi aventurën Thaçit, tash koha e fundit për të eliminuar tjetrën

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës: SHBA ia eliminoi aventurën Thaçit, tash koha e fundit për të eliminuar tjetrën

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:01
Hashim Thaçi

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi Lulzim Peci, ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Ai ka thënë se Amerika e ka eleminuar “aventurën” e presidentit Hashim Thaçi për kufijtë me Serbinë.

Sipas Pecit, është koha e fundit që Kosova të suspendojë taksën ndaj produkteve serbe, për të eleminuar aventurën tjetër, prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Kosova nuk është e gatshme për pasoja.

Postimi i Pecit:

Shtetet e vogla nuk e kanë luksin e aventurave të medha. Qëndrimi i SHBA-ve rreth kufijve me Serbinë e ka eliminuar aventurën e “gjuajtësit të lirë” - Thaçit, ndërsa tani është koha e fundit që të suspendohet taksa ndaj mallrave të Serbisë, për të eliminuar aventurën tjetër - torpedimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Nëse dikush mendon se Kosova është e gatshme për pasoja, le t’i marrë ato për vete, dhe mos t’ia imponon popullit të Kosovës, se ai nuk do t’i pranojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat