Zemaj i përgjigjet PAN-it: Sa ‘kombëtarë’ po bëheni kur është në pyetje demaskimi i zhvatjes së buxhetit

Aktuale

Zemaj i përgjigjet PAN-it: Sa ‘kombëtarë’ po bëheni kur është në pyetje demaskimi i zhvatjes së buxhetit

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:03
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se koalicioni qeveritar po bëhet shumë ‘kombëtar’ kur është në pyetje demaskimi i Qeverisë. Kështu ka thënë pasi PDK, AAK e Nisma kanë paralajmëruar bojkot të seancave të caktuara me 5 dhe 6 mars, me kërkesë të opozitës. Po në këto data shënohet edhe Epopeja e UÇK’së, për çka mazhoranca kërkon seancë solemne.

Zemaj ka thënë se mund të mbahet edhe seancë solemne për këto data historike, megjithatë sipas tij, nderimi më i madh dëshmorëve u bëhet duke e zhvilluar Kosovën.

”Aq kombëtarë bëhen kur është në pyetje demaskimi i zhvatjes së buxhetit nga ky koalicion qeverisës sa ta merr mendja që krejt vitin nuk duhet me mbajt seancë dhe me thirrë në përgjegjësi për cdo shkelje dhe mos respekt për normat ligjore në vendin tonë. Edhe seancë solemne mund të mbajmë për të nderuar jetën dhe veprën sublime të dëshmorëve, por nderimi më i madh ju bëhet kur zhvillohet dhe fuqizohet Kosova e jo kur degradohet, zhvatet  dhe dobësohet Kosova’’, ka theksuar Zemaj.

Nga PDK,  AAK dhe Nisma  thonë se është e turpshme caktimi i seancave më 5 dhe 6 mars, pasi shënohen ditët historike të Kosovës dhe përkujtimi për Epopenë e UÇK’së. Në vend të seancave të jashtëzakonshme, ata kërkojnë seancë solemne për këtë shkak. Madje paralajmërojnë edhe bojkotimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat