Kuadrot që Qeverinë e Kosovës e shfrytëzuan si trampolinë për pozitat në Qeverinë së Serbisë

Aktuale

Kuadrot që Qeverinë e Kosovës e shfrytëzuan si trampolinë për pozitat në Qeverinë së Serbisë

Nga: F.B Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:26
Nenad Rikalo

Çka përveç Qeverisë së Kosovës e lidh zëvendës kryeministrin e Kosovës dhe ministrin për kthim dhe komunitet në Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural? Të gjithë janë ish-funksionarë në Prishtinë dhe më pas të emëruar sekretar në Qeverinë e Republikës së Serbisë, shkruan portali “Kossev” i Mitrovicës, transmeton “Bota Sot”.

Dy aktual të emëruar më herët janë: Aleksandar Jablanoviç dhe Branimir Stojanoviç dhe më i riu, si sekretar në qeveri është emëruar Nenad Rikalo, ndërsa merret vesh se me te është edhe Ljubomir Mariç.

Emërimi i Rikalo në Qeverinë e Serbisë vjen pas shkarkimit të tij me kërkesën e PSD, gjë që e ka pranuar Haradinaj, ndërsa në vend të tij është emëruar Dijana Zhiviq nga Partia Liberale.

Më herët zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviç, po ashtu kuadër nga skena politike e Kosovës, bukën e gojës (jetesën) e gjeti në listën e pagave të qeverisë serbe.

Stojanoviç nga janari i vitit që shkoi kryen detyrën e sekretarit në Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë.

Ai më herët ishte njëri ndër anëtarët me eksponent të Listës Serbe deri ën zgjidhjet parlamentare të Kosovës në vitin 2017, pas të cilave nuk ishte shumë i dukshëm në opinion kur ishte spekuluar se është margjinalizua nga Lista Serbe me vullnet të Beogradit, shkruan Kossev, për ndryshimet kadrovike.

Kuadri i parë politik i Listës Serbe nga Kosova që shfrytëzoi si trampolinë kërcimi në pozitën e sekretari në qeverinë serbe e kishte bërë ish-ministri në Qeverinë e Kosovës Aleksandar Jablanoviç – lideri aktual i Partisë së Serbëve të Kosovës.

Ai si ministër ka kaluar pak kohë në vitin 2016 dhe ishte detyruar të shkojë pas fushatës se opinionit në Kosovë se ka shqiptarët që protestuan kundër vizitës së serbëve në Gjakovë janë “egërsira”.

Jablanoviç edhe në pozitën e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale në Beograd kaloi pak kohë, në kohën kur ministër ishte shefi i tij partiak Aleksandar Vulin. Ka dhënë dorëheqje pas tre muajve, pas një afere të përfshirjes së vëllait të tij.

Në këtë rresht të kuadrove nga Kosova në qeverinë e Serbisë, i veçantë është rasti i Ljubomir Mariçit, ish-ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës dhe më pas ndihmës drejtor në zyrën për Kosovë.

Pas angazhimit në Beograd ai është rikthyer në Kosovës si anëtar i këshillit Drejtues të Fondit Zhvillimor për Veri pranë bashkësisë serbe të formuar sipas marrëveshjes së Brukselit.

Pata Listës Serbe gjatë viteve 2000 edhe dy politikanë tjerë pas karrierës politike në institucionet vetëqeverisëse të Kosovës ka kryer punë si ministra në Beograd, i vrari Oliver Ivanoviq dhe Goran Bogdanoviq.

Ata dy patën drejtuar ish- Ministrinë për Koosvë në qeverinë serbe, që u hoq me ardhjen e garniturës së re në vitin 2012 dhe në vend të saj u formua Zyra për Kosovën, shkruan Kossev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat