Thaçi tha se Berisha ka ndihmuar Millosheviçin, eksperti i sigurisë ka një përgjigje për presidentin

Aktuale

Thaçi tha se Berisha ka ndihmuar Millosheviçin, eksperti i sigurisë ka një përgjigje për presidentin

Nga: N.H Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:05
Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se faki se një kohë të gjatë Sali Berisha është në opozitë, dhe duke qenë fakt se Shqipëria posedon Shërbimin Informativ, prokurorinë, deri tani ishte mundësia të zbardhet fakti nëse Berisha ka ndihmuar Millosheviçin.

Sipas tij, aludimi i Thaçit në atë se Berisha i ka dhënë ndihmë Millosheviçit vetëm mundë të hamendësohet për momentin, argatlleku i Thaçit ne dobi të Vuçiqit është i dukshëm si drita e diellit.

Ja postimi i tij:

Dokrrat e Thaqit ne Tirane dhe kopeja de i duartrokiste ne argatit te Vucicit.

Duke qene fakt se nje kohe te gjate Sali Berisha eshte ne opozite, dhe duke qene fakt se Shqiperia posedon Sherbimin Informativ, prokurorine, deri tani eshte dashte ta zbardhe faktin nese Berisha ka ndihmuar Millosheviqin, dhe une jam idhetar qe te prsim edhe me tutje ndonje rezultat. Nerkohe, ndihma e Thaqit dhene Vuciqit ne defaktorizimin e shtetesise se Kosoves para faktorit nderkombetare eshte evidente vetem nga mbledhja e fakteve nga burimet e hapura, pa pas nevoje qe supersherbimi sekret i Kosoves AKI te beje ndonje hulumtim. Gjithashtu, eshte evidente dhe mund te vertetohet vetem nga burimet e hapura lobimi, apo krijimi i opinionit nderkombetar ne favor te coptimit te territorit te Kosoves nga Thaqi.

Duke ditur se ai me kushtetute eshte edhe ruajtes i unitetit te popullit, sovranitetit dhe integritetit teritorial, ai me dy kemb ka shkelur kushtetuten, pavaresisht se palaqot e Gjykates Kushtetuese i kane futur veshet ne lesh. Dhe perderi sa aludimi i Thaqit ne ate se Berisha i ka dhene ndihem Millosheviqit vetem munde te hamendesohet per momentin, argatlleku i Thaqit ne dobi te Vucicit eshte i dukshem si drita e djellit. Imagjinoni sikur ndonje president qe nuk eshte argat i Vuciqit te shprhte pretendime territoriale ndaj Serbise sic beri sot Thaqi ne Tirane, e Serbia te mos reagoje....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat