Mustafa u takua me kryekomisionarin e BE-së, ja çka iu premtua

Aktuale

Mustafa u takua me kryekomisionarin e BE-së, ja çka iu premtua

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:29
Pamje nga takimi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të BE-së, David McAllister që vjen nga CDU e Gjermanisë dhe Partitë Popullore Evropiane (EPP), që është organizata politike më e madhe në Evropë, anëtare e të cilës është edhe LDK.

Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo parti, gjatë takimit u diskutua për situatën politike në vend.

Mustafa e falënderoi McAllister për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë BE-ja Kosovës dhe veçanërisht për mbështetjen e EPP-së për LDK-në.

Ndërsa, David McAllister e falënderoi Mustafën për pritjen dhe vlerësoi lartë rolin e LDK-së në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës.

“McAllister ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të EPP-së për t’i qëndruar krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së”, ka njoftuar LDK-ja, përcjell Bota sot.

Në takim, kryetari Mustafa u shoqërua nga kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, anëtarja e kryesisë Vlora Dumoshi, deputetja Vjosa Osmani dhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa./BS

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat