Lajmi i fundit: Zbulohet plani se si do të ndahet Mitrovica

Aktuale

Lajmi i fundit: Zbulohet plani se si do të ndahet Mitrovica

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:25
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri po konsideron se plani për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është i atillë që përcakton Lumin ‘Ibër’ si kufirin kryesor mes dy vendeve.

“… plani i tyre është që Mitovica të ndahet me këtë lumin Ibër. Me këtë lum Ibër të ndahet shteti i Kosovës me atë të Serbisë. Dhe plani është shumë i qartë. Ndërkohë edhe në Bruksel që kam negociuar ka qenë, kufijtë administrativ të komunave.” – ka thënë ai.

I ftuar në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” Bahtiri ka treguar se kur ka qenë në bisedimet në Bruksel e ka parë që përcaktimi i kufijve të Kosovës ka qenë në kufijtë administrativ të Komunave por thotë se kjo nuk i ka pëlqyer edhe Goran Rakiqit pasi Bahtiri ka insistuar që kjo të bëhet sipas planit të Martti Ahtisaarit.

“Ai (Goran Rakic) ende nuk i ka nënshkruar ato për arsye se plani është në urë të Ibrit, unë skam lejuar që të bëhet me Urë të Ibrit por me planin e Ahtisaarit i cili i përfshinë edhe shtatë fshatra që mbesin në pjesën e Jugut. Dhe e kam parë që nuk ka më zgjedhje tjetër…” – ka shtuar Bahtiri.

Sipas tij, ai nuk ka ardhur në krye të Komunës së Mitrovicës për të bërë propaganda por se e do me shpirt këtë komunë.

“Agimi asnjëherë nuk është ardhur këtu me bo propagandë apo me fitu vota. Votën ma kanë dhënë njerëzit prej shpirtit e jo prej partive politike apo prej (nuk kuptohet) politik. Ma kanë dhënë me shpirt sepse e dua me shpirt këtë vend dhe unë kam dashur ta bëjë më të mirën dhe jam duke dashur me e bo më të mirën dhe ajo do të ndodhë, sot apo nesër. Për arsye se nuk ka zgjedhje tjetër”

“Nuk kam pasur zgjedhje tjetër sepse krerët e pjesës së veriut të cilët kanë qenë legjitim nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga shteti i Republikës së Kosovës, nuk e kanë pasur kokën në Prishtinë por e kanë pasur kokën në Beograd.” – ka thënë ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat