Rexhaj: I deleguari i Merkelit takohet së pari me LDK-në e jo me cubat e krimit e haraqit

Aktuale

Rexhaj: I deleguari i Merkelit takohet së pari me LDK-në e jo me cubat e krimit e haraqit

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:26
Pamje nga takimi

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, sonte ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të BE-së David McAllister që vjen nga CDU e Gjermanisë dhe Partitë Popullore Evropiane (EPP).

Në këtë takim, ku u disktua për gjendjen aktuale politike në Kosovë, David McAllister ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të EPP-së për t’i qëndruar krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së.

Duke komentuar këtë takim, publicisti Xhevat Rexhaj, ka vlerësuar se i deleguari i partisë së Angela Merkelit, takimin e parë e zhvilloi me LDK-në, e jo me “cubat e krimit e haraqit”.

Postimi i Rexhajt:

I deleguari i partisë së Merkel dhe kryetari i Komisioni të BE-së, takimin e parë e zhvillon me LDK-në, e jo me cubat e krimit e haraqit!

Prishtinë, 01 mars 2019.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Isa Mustafa është takuar sot me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të BE-së, David McAllister që vjen nga CDU e Gjermanisë dhe Partitë Popullore Evropiane (EPP), që është organizata politike më e madhe në Evropë, anëtare e të cilës është edhe LDK.

Gjatë takimit u diskutua për situatën politike në vend.

Kryetari Mustafa e falënderoi McAllister për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë BE-ja Kosovës dhe veçanërisht për mbështetjen e EPP-së për LDK-në.

Ndërsa, David McAllister e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi lartë rolin e LDK-së në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës.

McAllister ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të EPP-së për t’i qëndruar krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së.

Në takim, kryetari Mustafa u shoqërua nga kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së z. Avdullah Hoti, anëtarja e kryesisë znj. Vlora Dumoshi, deputetja znj. Vjosa Osmani-Sadriu dhe zëdhënësi i LDK-së z. Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat