‘Serbët ta njohin Kosovën me zemër, se më mirë s’e kanë as në Beograd’

Aktuale

‘Serbët ta njohin Kosovën me zemër, se më mirë s’e kanë as në Beograd’

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:45
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri në emisionin “BlicInterview” ka treguar se nuk ka asgjë kundër serbëve por i ka ftuar ata që ta njohin shtetin e Kosovës dhe ta duan me zemër.

Ai ndër të tjera iu është lutur atyre që njëherë e përgjithmonë të mos gënjehen nga qarqet e Beogradit, por t’i kthehen normalitetit sepse sipas tij më mirë se në Kosovë nuk e kanë as në Beograd.

“Serbët, unë nuk kam asgjë kundër tyre. Ata janë qytetarë tonë dhe i kisha lutur ata njëherë e përgjithmonë të mos gënjehen nga qarqet e Beogradit, por t’i kthehen normalitetit, të jetojnë qysh kemi jetuar më parë dhe të fillojnë një punë të re, një punë të mbarë. Të njohin shtetin e Republikës së Kosovës me zemër dhe për arsye se as në Beograd nuk e kanë më mirë se në Kosovë dhe standardet që i kemi krijuar, janë standardet më të mira në botë, për komunitet. Kështu që unë nuk e di se çka dëshirojnë ata më shumë. Nuk ka shanse që Kosova të jetë Bosnja e dytë, harrojeni atë!” – ka shtuar Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat