Nisma me një deputet më pak: Bilall Sherifi tregon cili deputet nuk është më pjesë e kësaj partie

Aktuale

Nisma me një deputet më pak: Bilall Sherifi tregon cili deputet nuk është më pjesë e kësaj partie

Më: 1 mars 2019 Në ora: 23:14
Nisma Socialdemokrate

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Milaim Zeka asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave të NISMA-s.

Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë Milaim Zeka është pjesëtar i Grupit Parlamentar, por asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave partiake.

“Zoti Zeka nuk është deputet i NISMA-s. Zeka njëherë ka dashur të kandidojë si i pavarur. Kur është njoftuar me infrastrukturën ligjore se duhet të merr 3% të votave për të hyrë në parlament, ka kërkuar një vend një kuotën e NISMA-s në kuadër të koalicionit PAN”.

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka thënë se gazetarët të mos kërkojnë llogari në NISMA për deklaratat e Milaim Zekës.

“Pasi ne i kemi ofruar në vend në listën e kandidatëve për deputetë, më kujtohet kryetari Limaj në një konferencë për shtypë u ka thënë gazetarëve: Sa herë të flet Milaimi mos ejani te unë të më kërkoni demant”.

Sherifi thotë se edhe pse Zeka është pjesë e Grupit Parlamentar të NISMA-s, ai është i lirë të ketë mendimin e tij për çështje të caktuara.

“Ai është pjesë e Grupit Parlamentar sepse ka marrë edhe votat e NISMA-s, por zoti Zeka është i lirë të ketë mendimin e tij për çështje të caktuara por edhe votë të lirë. Le ta quajmë deputetë i pavarur brenda koalicionit dhe brenda NISMA-s”, tha ndër të tjera Bilall Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat