Drejtori i Policisë flet për zyrtarin policor që abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren nga Drenasi

Aktuale

Drejtori i Policisë flet për zyrtarin policor që abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren nga Drenasi

Më: 2 mars 2019 Në ora: 00:12
Vesel Veseli

Drejtori i Policisë, Reshat Qalaj, ka komentuar rastin e përdhunimit të së miturës në Drenas.

Ai ka thënë se përfshirja e një zyrtari policor në këtë rast – konkretisht policit Vesel Veseli, e ka dëmtuar imazhin e Policisë së vendit.

Qalaj ka shtuar se tashmë me rastin janë duke u marrë institucionet dhe ka thënë se ato do ta thonë vendimin përfundimtar.

“Është një rast mjaft i rëndë, ku një zyrtar i joni dyshohet për një keqpërdorim seksual të një të miture, zyrtari i jonë është i suspenduar nga puna dhe është i arrestuar dhe është duke mbajtur masë të arrestit. Hetimet janë duke i kryer Inspektorati policor i Kosovës, mirëpo të them të drejtën  edhe nga aspekti  profesional dhe njerëzor është një situatë mjaft e rëndë sepse ne jemi ata, pra Policia që duhet t’i shërbejë qytetarëve, t’u ofrojnë mbrojtjen e parë dhe kjo ka ndikuar mjaft në motivimin e Policisë së Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka dëmtuar edhe imazhin”, ka thënë Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat