Deputeti i VV-së jep një version se pse u sëmurë Albin Kurti

Aktuale

Deputeti i VV-së jep një version se pse u sëmurë Albin Kurti

Më: 2 mars 2019 Në ora: 00:56
Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka thënë se lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që tani është më mirë

Sveçla ka thënë se ai tani po trajtohet në shtëpi dhe po merr terapinë që ia kanë dhënë mjekët e Klinikës Infektive, ku qëndroi i shtrirë për dy ditë.

Ai thotë se një pjesë për përgjegjësisë e shëndetit të tij e ka vetë Kurti, për të cilin thotë se ka punuar shumë pa pushuar.

“Ka qenë në një gjendje të rëndë, por falë përkujdesjes në Infektive gjendja është përmirësuar. Po trajtohej në shtëpi me terapinë që i është dhënë. Po e merr veten. Një pjesë e përgjegjësisë për shëndetin e tij është te Albini, pasi ka punuar pa pushuar, dhe pastaj e ka lodhur vetën jashtëzakonisht shumë. Së shpejti do t’ju kthehet aktiviteteve. Ka edhe individ që mezi presin të kënaqen me fatkeqësitë e të tjerve”, ka thënë Sveçla në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat