Sherifi i reagon kryeministrit: Mos na trego se Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën

Aktuale

Sherifi i reagon kryeministrit: Mos na trego se Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën

Më: 2 mars 2019 Në ora: 08:03
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Presidenti Thaçi po bën presion ndaj Haradinajt për taksën.

Sherifi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse Haradinaj ka pritur diçka tjetër pos presionit nga Thaçi, ka bërë gabim të madh.

“Kushdo që ka pasur rast në historinë 20 vjeçare të bashkëpunojë me Thaçin është dashur të dijë se Thaçi asnjëherë askujt nuk i ka trokitur në derë për të ndihmuar diçka, pos ka trokitur në derë dhe ka kërkuar ndihmë”.

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka thënë se Haradinaj është dashur të dijë se kur Thaçi i ka kërkuar të bëhet kandidat për kryeministër nuk ka dashur t’i bëjë favore, por ka pasur nevojë për të.

“Thaçi e Veseli e kanë ditur se vetëm kjo formulë mund ta mbajë PDK-në në pushtet. Vetëm me kandidatë për kryeministër Ramush Haradinajn në koalicion me NISMA-n, PDK ka mundur të mbes në pushtet”.

Sherifi ka thënë se Ramushi ka trokit në derën e PDK-së që 20 vite, por ata nuk i janë përgjigjur.

“Unë gjithmonë kam pritur se diçka do të dalë. Kam diskutuar edhe me Endritin dhe i kam thënë se këtu një sherr është, por nuk po e di se çka. Me dalë pas 20 viteve me i propozua Ramushit kandidaturën për kryeministër, pak e palogjikshme”.

“… 20 vite Ramushi ka trokitur ne derën e tyre dhe ata nuk e kanë vërejtur. Ata njëherë trokitën në derën e Ramushit e ky ju tha ‘ja ku jam’”.

Sherifi ka thënë se Haradinajt nuk i mjafton më të akuzojë Thaçin, sepse është tepër vonë.

“Të na tregosh se Kosova është në rrezik nga Thaçi nuk mjafton më… Haradinaj të merr përgjegjësitë e kryeministrit. Krejt çka duhet të bëjë ai është që t’i kërkojë Thaçit atë letrën kur ia ka deleguar përgjegjësinë për dialogun, dhe t’i thotë tash e tutje këtë përgjegjësi e mbaj vet, sepse ia jep Kushtetuta”, deklaroi ndër të tjera Bilall Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat