Abdixhiku: Publikja është e kapur e kalbur, çfarë u thotë shteti të rinjve që kërkojnë punë?

Aktuale

Abdixhiku: Publikja është e kapur e kalbur, çfarë u thotë shteti të rinjve që kërkojnë punë?

Nga: G.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 11:02
Lumir Abdixhiku

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Telekomi po falimenton, ndërsa anëtarët e bordit punësojnë familjarët e tyre, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se publikja është e kapur, e kalbur dhe pyet se çfarë u thotë shteti të rinjve e të rejave që kërkojnë punë.

Postimi i tij i plotë:

Dhe kështu,

- Në PTK, një anëtar Bordi punëson të katër fëmijët e tij. Të katërtit brenda një muaji të vetëm kohë. Thotë se janë të zot; të punësuar me meritë.

- Një anëtare tjetër ndërsa, e dërguar me parti, punëson kunatën e vet. Një nga qindra akraba të rahatuar në kohën kur Telekomi po falimenton. Me punësim s’mjafton. Brenda muajit të parë të njëjtën e promovon në menaxher. Nga grada 2 në atë të 13-të. Ja pra pse falimenton një Telekom.

- Në Universitet të Prishtinës, dekani i një fakulteti largon nga puna një vajzë me shkollim në Oxford; universitetin më të dalluar në botë. Thotë se s’është e denjë. Vendin e ka të refuzuar për vëllaun e gruas së tij; të dy bashkë, anëtarë të partisë në pushtet. Dhe ne pyesim se pse vendnumërojmë në shkollë.

Atëherë, çfarë u thotë ky shtet të rinjve e të rejave që kërkojnë punë gjithandej? Se është i drejtë? Se është i të gjithëve? Se është fer? Çfarë t’u themi familjeve që me mund e sakrificë shumë, ngrisin fëmijët e tyre në këtë Kosovë të vështirë - vetëm për të kuptuar në fund se kjo Kosovë është “e zanun” për motra, vëllezër, kunata e akraba të njerëzve mbi shtet.

Publikja është e kapur. Është e kalbur. Kapësit kanë marrë zemër sepse kapja është bërë model në shtet. Kur Qeveria i falë lehtësisht 53 milionë euro në një projekt, kur vjedhë edhe në festë për pavarësi, kur punëson mbi 400 këshilltarë e kur shpërdorë secilën mundësi - të tjerat janë thjeshtë vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat