Apostolova e McAllister: Jemi kundër korrigjimit të kufijve në vija etnike, taksa të pezullohet për vazhdim të dialogut

Aktuale

Apostolova e McAllister: Jemi kundër korrigjimit të kufijve në vija etnike, taksa të pezullohet për vazhdim të dialogut

Më: 2 mars 2019 Në ora: 11:59
Apostolova

Në një konferencë të përbashkët për media, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Maria Apostolova dhe përfaqësuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, David McAllister, është folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe idesë për korrigjim të kufijve.

Aposotolva ka thënë se kupton mesazhin politik që Kosova ka dashur ta jap përmes taksës, por mendon se tashmë duhet të merren vendime për pezullimin e taksës për të vazhduar dialogun.

“Tarifa e ka shkelur edhe frymën e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është për Kosovën. Ne e kuptojmë mesazhin politik që ka pasur kjo taksë, por tashmë ajo ka dhënë efektin e duhur dhe duhet merren vendimet e duhura për të vazhduar dialogun”, ka thënë Apostolova, raporton Gazeta Express.

McAllister është pyetur nga gazetarët rreth deklarimeve të kryeministrit Haradinaj, se ndërmjetësuesja e dialogut, Federica Mogherini, po e përkrah hapur Serbinë.  Ai ka thënë se edhe përkundër faktit që vjen nga një lëvizje politike që ndryshon shumë nga ajo e Mogherinit, mendon që ajo është paanshme.

“Në deklaratën time përmenda që Mogherini është e përkushtuar ndaj dialogut,. Po punon shumë për këtë çështje, dhe këtë gjë po e bën me një pa anshmëri të plotë. Meqë e përmendet që unë jam anëtar i CDU-së, dhe unë jam nga një grup tjetër politik nga ai i zonjës Mogherini, dhe dua të theksoj edhe më shumë se ajo është e paanshme. Thjeshte ajo duhet të jetë e paanshme, sepse BE-ja është ndërmjetësues i dialogut, dhe objektivi ynë është që të sjellim Beogradin dhe Prishtinën në tavolinën e dialogut”, ka thënë McAllister, raporton Gazeta Express.

I pyetur rreth idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, McAllister ka thënë se BE-ja nuk e shtynë përpara asnjë ide, duke treguar se BE-ja është për ruajtjen e natyrës multietnike të Serbisë dhe Kosovës.

McAllister tha se BE-ja mbështet çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi, e që duhet të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe që do të vendoste stabilitet në rajon.

“Ne nuk e shtyjmë përpara asnjë skenar. Siç tha Apostolova, tashmë ka ardhur koha kur duhet vërtet të rifillojë dialogu dhe rekomandojmë fuqishëm këtë gjë. Në lidhje me debatin për shkëmbim të territoreve, ne kemi një qëndrim si BE. Pozicioni i ynë për Kosovën dhe Serbisë është që PE verën që debati për korrigjimin e kufijve, dhe shkëmbimin e territoreve. PE nënvizon natyrën multietnike të Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo duhet të mbrohet-multnietniciteti. Mbështesim dialogun për normalizim të raporteve. Çdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme nëse pajtohen dy palët, marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare. Unë e kam hartuar këtë tekst, dhe ky është pozicioni im. E kuptoj që Merkel ka folur shpesh herë, ka opinion më ndryshe.. Por unë jam si përfaqësues i BE-së dhe i mbetem këtij pozicioni”, ka përfunduar McAllister.

Ai ka thënë se vizita të tjera të këtij niveli do të ketë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat