Haradinaj e kërcënon Vuçiqin: S’kemi pse ta sulmojmë Veriun, por nëse vini ju aty na gjeni

Aktuale

Haradinaj e kërcënon Vuçiqin: S’kemi pse ta sulmojmë Veriun, por nëse vini ju aty na gjeni

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:41
Aleksandar Vuçiq dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj nga Decani i ka dërguar mesazhe presidentin Hashim Thaci, por edhe presidentit serb Aleksander Vuçiq për çështjen e kufijve e të territorit.

Haradinaj, në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan, ka thënë se ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në këtë zonë.

“Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i është përgjigjur Vuciqit, i cili se fundmi ka thënë se serbët në veri janë në rrezik nga institucionet shqiptare.

Mirëpo, sipas Haradinajt, nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë le ta dijë gjithkush”, është shprehur Haradinaj.

Ndërkaq në tubimin që mbajti Kryeministrit të shtunën, i bëri thirrje presidentit Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me çështjen e ndryshimit të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat