Selimi analizon deklaratën e Thaçit, thotë se kufijtë janë ende në rrezik

Aktuale

Selimi analizon deklaratën e Thaçit, thotë se kufijtë janë ende në rrezik

Nga: G.B Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:13
Rexhep Selimi

Deputeti nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, ka reaguar ndaj presidentit Thaçi, i cili tha se nuk lejon të ndryshohen kufijtë, pa kaluar mbi trupin e tij, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Thaçi e ka cituar një thënie të vjetër popullore por me një ndryshim të vogël, që thotë "pa kaluar mbi trupin tim të vdekur...".

Selimi ka thënë se del që kufijtë qenkan ende në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka.

Postimi i tij i plotë:

Në Samitin e Diasporës që u mbajt dje në Tiranë, 'presidenti i Kosovës' deklaroi: “se unë nuk lejoj pa kaluar mbi trupin tim, të ndryshohet kufiri i Kosovës”.
Pra, ai citoi një thënie popullore por me një ndryshim të vockël...
Thënia së cilës iu referua pjesërisht Thaçi thotë: "pa kaluar mbi trupin tim të vdekur..."
Siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se "pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës".
Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat