Thaçi: Nëse jo me SHBA-të, me kë duhet të bashkëpunojmë

Aktuale

Thaçi: Nëse jo me SHBA-të, me kë duhet të bashkëpunojmë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:24
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot apeloi edhe njeherë që të respektohen këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, kjo është e vetmja alternativë për vendin me popullin më pro-amerikan.

“Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos ruajtjes, kultivimit dhe respektimit të këshillave të SHBA-ve. Nëse dikush ka ndonjë hezitim për dëgjimin e këtyre këshillave, pyetja e qytetarit të Kosovës, si populli më pro-amerikan do të jetë se me kë duhet të bashkëpunojmë dhe këshillat e cilit vend do t’i respektojmë. Pra, nuk ka alternativë, marrëveshje paqësorë, njohje reciproke me Serbinë dhe respektimi i pa rezervë i këshillave të SHBA-ve”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se Kosova është në anën e drejtë në orientimin e saj përkrah SHBA-ve dhe çdo mosdëgjim apo kryeneçësi është ana e gabuar e historisë.

Këto deklarata, presidenti i vendit i bëri gjatë takimit që zhvilloi sot në qendrën “Abi Çarshia” në Prizren. Nga aty, Thaçi sërish hodhi poshtë idenë e ndarjes së Kosovës, shkëmbimit të territoreve dhe themelimin e ndonjë unioni. Ai u ndal tek ideja e korrigjimit.

Thaçi deklaroi se kjo aspiratë i tejkalon aspiratat kushtetuese, por do të punojë që të ndryshojë atë me partitë politike dhe me një debat me shoqërinë civile.

Sipas tij, ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës, pasi këtë e ka bërë 4 herë gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat