Bashkimi Evropian thotë që është koha për heqjen e taksës

Aktuale

Bashkimi Evropian thotë që është koha për heqjen e taksës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:45
Bashkimi Evropian thotë që është koha për heqjen e taksës

Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin për heqjen e taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që hyjnë në Kosovë nga Serbia. Sipas tyre me vendosjen e taksës, Kosova ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Stabilizim Asociimit, dhe se e njëjta ka vështirësuar edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Këto i deklaruan sot në Kosovë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostoplova.

Diplomati McAllister tha se Bashkimi Evropian dhe Federica Mogherini janë të paanshëm dhe qëllimi i tyre është që të kthejnë në tavolinën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë.

Ai theksoi se duan që dialogu të vazhdojë.

McAllister: Me vendimin për taksën, Kosova ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe MSA-në

“Miq dhe partnerë të Kosovës, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian e shtetet e Bashkuara, të gjithë po kërkojnë që Qeveria e Kosovës të rikonsiderojë vendimin për vendosjen e kësaj takse sepse në mes të arsyeve të tjera kjo është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, dhe po ashtu është shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, andaj ne nuk besojmë që ky është vendimi i duhur, dhe për pyetjen nëse këto tarifa mund të pezullohen, pezullimi i tarifës sipas pikëpamjes sonë do të jetë rruga drejtë progresit, ne kemi qenë shumë të qartë për këtë gjë dhe e kemi përsëritur këtë mesazh në këto dy ditë të takimeve në Prishtinë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për temën e kufijve, McAllister tha se Parlamenti Evropian konsideron që çdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme nëse pajtohen të dy palët dhe nëse e njëjta është sipas të drejtës ndërkombëtare.

Ai tha se ka ardhur koha të vazhdojë dialogu dhe se ata e mbështesim fuqishëm këtë.

McAllister: Çdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme nëse pajtohen të dy palët dhe është sipas së drejtës ndërkombëtare

“Parlamenti Evropian nënvizon natyrën multietnike të Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo gjendje multi etnike nuk duhet të hidhet poshtë në rajon, duhet të mbrohet. Parlamenti Evropian mbështet dialogun e fasilituar nga BE për të arritur në një marrëveshje normalizuese midis Serbisë dhe Kosovës. Parlamenti Evropian konsideron se çdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme vetëm nëse për këtë bien dakord në mënyrë të dyanshme, duke marrë parasysh stabilitetin në tërësi në rajon dhe të drejtën ndërkombëtare, ky është pozicioni i Bashkimit Evropian, dhe po ashtu është edhe pozicioni im”, tha ai.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova tha se e kuptojnë mesazhin të cilin Kosova ka dashur ta përcjell përmes vendosjes së taksës, mirë tani është koha që të merret vendimi i duhur në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Apostolova: E kuptojmë qëllimin e Kosovës për taksën, por tani është koha të merret vendimi i duhur

“Fryma e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është shkelur nga tarifa qind për qind. Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është për Kosovën dhe cili ka qenë mesazhi politik në rastin e kësaj tarife, por tani ka ardhur koha që të merret vendimi i duhur dhe të vazhdohet me tej më dialogun”, tha ajo.

Para gazetarëve në Prishtinë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister përsëriti edhe qëndrimin për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë që Kosova i ka përmbushur kriteret.

Ai tha se disa shtete ende hezitojnë të miratojnë lëvizjen e lirë për kosovarët, ndërkohë theksoi se do të punojnë për vendim pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat