Presidenti: Do ta ndryshoj Kushtetutën, Lugina i bashkohet Kosovës

Aktuale

Presidenti: Do ta ndryshoj Kushtetutën, Lugina i bashkohet Kosovës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:51
Hashim Thaçi

(E plotësuar) -  Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot apeloi edhe njeherë që të dëgjohen këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, kjo është e vetmja alternativë për vendin me popullin më pro-amerikan.

Thaçi: Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos dëgjimit të këshillave amerikane

“Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos ruajtjes, kultivimit dhe respektimit të këshillave të SHBA-ve. Nëse dikush ka ndonjë hezitim për dëgjimin e këtyre këshillave, pyetja e qytetarit të Kosovës, si populli më pro-amerikan do të jetë se me kë duhet të bashkëpunojmë dhe këshillat e cilit vend do t’i respektojmë. Pra, nuk ka alternativë, arritja e marrëveshjes paqësorë, njohje reciproke me Serbinë dhe respektimi i plotë, i pa rezervë i këshillave të miqve tanë, të SHBA-ve”, u shpreh Thaçi.

Nga Prizreni ku vizitoi qendrën “Abi Çarshia”, presidenti theksoi se Kosova është në anën e drejtë të historisë në orientimin e saj përkrah SHBA-ve, prandaj çdo mosdëgjim apo kryeneçësi është ana e kundërt dhe e gabuar e historisë.

Thaçi: Kush nuk e dëgjon Amerikën është në anën e gabuar të historisë

“Respektimi nga ana jonë i këshillave të SHBA-ve thekson qartë orientimin tonë të drejtë si vend dhe shoqëri dhe thekson qartë anën e drejtë të historisë që e kemi, përndryshe çdo qasje tjetër, çdo mosdëgjim apo kryeneçësi është ana e kundërt dhe e gabuar e historisë gjë të cilën populli i Kosovës nuk do ta përcjellë në asnjë rrethanë”, deklaroi kreu i shtetit.

Duke folur për raportet mes SHBA-ve dhe Kosovës, Thaçi u ndal edhe tek letra e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ajo e ish-zv.presidentit, Joseph Biden, drejtuar tij, që për të dëshmojnë se SHBA është unike në mbështetjen e Kosovës.

Ai shtoi se SHBA-të dhe miqtë e tjerë të Kosovës mbështesin dialogun me Serbinë dhe duan arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Thaçi: SHBA dhe miqtë tanë mbështesin dialogun

“Nga letra e presidentit Trump, gjithashtu edhe sot nga letra inkurajuese dhe mbështetëse e ish-zv.presidentit Biden një gjë mund të kuptojmë, Amerika unike dhe e bashkuar qëndron përkrah dhe në mbështetje të fuqishme të Kosovës. Pra, çështja e dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse të vullnetit reciprok, njohjeve reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB nuk është vetëm përkrahje e SHBA-së, por edhe e të gjithë miqve të Kosovës që kanë qenë vendimmarrës në vendime historike për Kosovën”, vijoi Thaçi.

Ai shprehu mbështetjen për idenë e korrigjimit të kufirit.

Thaçi deklaroi se me këtë aspiratë i tejkalon kompetencat kushtetuese, por do të punojë që ta ndryshojë atë me partitë politike dhe me një debat me shoqërinë civile e qytetarët e vendit. Sipas tij, ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës, pasi këtë e ka bërë 4 herë gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

Thaçi: Për korrigjim do të punoj që të ndryshoj edhe kushtetutën

“Korrigjimi po, me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën. Kjo aspiratë e imja tejkalon kornizat kushtetuese, por për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën natyrisht se do të punoj për të ndryshuar kushtetutën me të gjitha partitë politike, me një debat me shoqërinë civile, me mediat dhe qytetarët e Kosovës. Ndryshimi i kushtetutës nuk është fund i botës, katër herë si kryeministër i vendit e kemi ndryshuar kushtetutën, ndërsa kjo është një aspiratë legjitime dhe e drejtë historike për Kosovën”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi sërish hodhi poshtë idenë e ndarjes së Kosovës, shkëmbimit të territoreve dhe themelimin e ndonjë unioni.

Thaçi: Ideja për korrigjimin e kufijve është e keqe dhe pazar me territor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një vizitë që bëri afaristëve në Prizren ka folur edhe njëherë për idenë korrigjimit të kufijve

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e keqe. Është pazar. Nuk do të lejoj të ndodh. Me asnjë çmim. Por, dua të potencoj, gjithashtu, jo që do të shtrohet në tavolinë, por s’do të lejoj as që të diskutojë dikush për pavarësinë e Kosovës”

“Ajo çka ne duhet të respektojmë është respektimi i vullnetit të Kosovës si populli më proamerikan duke respektuar këshillat e SHBA-ve”.

Presidenti: Do ta ndryshoj Kushtetutën, Lugina i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë dhe bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën. Ka thënë se ky është vizioni i tij dhe do të punojë për të ndryshuar Kushtetutën për ta bërë pjesë të Kosovës edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën

“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës”, ka thënë Thaçi nga Prizreni.

Shefi i Shtetit nuk është marrë me akuzat e Ramush Haradinajt se po e mashtron popullin kur po flet për ndryshim të kufijve.

Sidoqoftë, Thaçi ka thënë se me Serbinë s’do të ketë shkëmbim të territoreve dhe as asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Ka kundërshtuar edhe idenë për një Union Ballkanik.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e keqe. Është pazar. Nuk do të lejoj të ndodh. Me asnjë çmim. Por, dua të potencoj gjithashtu, jo që do të shtrohet në tavolinë, por s’do të lejoj as që të diskutojë dikush për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i Kosovës ka thënë se kushdo që nuk respekton këshillat amerikane është në anën e kundërt të historisë.

“Respektimi i këshillave të SHBA’së thekson qartë drejtimin tonë të drejtë si vend e shoqëri. Anën e drejt të historisë. Çdo kryeneçësi tjetër është ana e gabuar e historisë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat