Profesori i njohur komenton deklaratën e Thaçit “Pa shkelur mbi trupin tim ndarja e Kosovës nuk ndodh”

Aktuale

Profesori i njohur komenton deklaratën e Thaçit “Pa shkelur mbi trupin tim ndarja e Kosovës nuk ndodh”

Nga: N.H Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:37
Hashim Thaçi

Profesor Dr. Binak Maxharraj ka reaguar lidhur me fjalimin e Presidentit Thaçi për kufijtë në Samitin e Diasporës, ku tha se “unë nuk lejoj pa kaluar mbi trupin tim, të ndryshohet kufiri i Kosovës”.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook, thotë se, mbi trupin e përkulur të Hashim Thaçit kalojnë përmendoret serbe të cilave ai u përkulet.

Me tej, ai shkruan se mbi trupin e përkulur të Hashim Thaçit mund dhe duhet të kaloj Gjykata Speciale në Hagë.

“Kur përkulet Hashim Thaçi...Mbi trupin e përkulur të Hashim Thaçit kalojnë përmendoret serbe të cilave ai u përkulet. Por edhe mbi trupin e përkulur të Hashim Thaçit mund dhe duhet të kaloj gjykata speciale në Hagë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat