Njeriu që u përball me kriminelin Millosheviç demanton Thaçin: Kjo nuk ka mundësi të ndodh...

Aktuale

Njeriu që u përball me kriminelin Millosheviç demanton Thaçin: Kjo nuk ka mundësi të ndodh...

Nga: N.H Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:49
Hashim Thaçi

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, përmes një postimi në Facebook, ka demantuar presidentin Thaçi, pasi tha se asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk do të cenohet. Lugina e Preshevës i bashkëngjitet Kosovës.

Sipas Loshit, kjo nuk ka mundësi të ndodh. Ai konsideron se është vetëm një mundësi, “që Kosova ta dorëzojë sovranitetin dhe të bëhet provincë serbe”.

Ja postimi i Loshit:

“Ndarje të Kosovës nuk ka. Këmbim territoresh jo. Ujmani dhe Trepça nuk do të cenohen. Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk do të cenohet. Lugina e Preshevës i bashkëngjitet Kosovës.”

Kjo nuk ka mundësi të ndodh. Në fakt, është vetëm një mundësi: që Kosova ta dorëzojë sovranitetin dhe të bëhet provincë serbe! Atëherë Serbia mund të pranojë që “Krahinës së Kosovës dhe Metohisë” t’i shtohet edhe Lugina e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat