“Injorimi” nga i moshuari – momenti i sikletshëm i Thaçit në Prizren

Aktuale

“Injorimi” nga i moshuari – momenti i sikletshëm i Thaçit në Prizren

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hasur në dhjetëra kërkesa për fotografi nga qytetarët gjatë një vizite në kompleksin tregtar “Abi Çarshia” në Prizren të shtunën.

Thaçi në Prizren hasi në dhjetëra qytetarë që kërkonin të realizonin fotografi me të, derisa nuk kaloi pa një situatë të sikletshme.

Teksa po vizitonte qendrën tregtare në Prizren, ai e gjeti veten duke u injoruar nga një i moshuar, i cili nuk e shihte presidentin Thaçi edhe pse ai ndodhej përballë tij. Madje, Thaçi tentoi ta përshëndeste të moshuarin, mirëpo i mbeti dora e zgjatur.

Në fund, Thaçi e realizoi një fotografi me të moshuarin, takimi me të cilin shkaktoi të qeshura tek ai dhe njerëzit që e shoqëronin presidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat