Meta takon Haradinajn në Lezhë, ka një mesazh për shqiptarët

Aktuale

Meta takon Haradinajn në Lezhë, ka një mesazh për shqiptarët

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:03
Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot në Lezhë me presidentin shqiptar, Ilir Meta.

Të dy këtë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në Facebook.

E përderisa Haradinaj ka shkruar se me Metën kanë biseduar për temat me interes kombëtar, presidenti shqiptar ka thënë për takimin se bashkimi i energjive pozitive ndihmon proceset integruese, një gjuhë që shpesh Meta në mënyrë diplomatike përdor për të adresuar çështje të rëndësishme, siç është ajo e kundërshtisë për shkëmbim të territoreve të Kosovës e Serbisë.

Ky është postimi i Metës në Facebook:

Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat