Vlora Çitaku merr një goditje tjetër: Ju jeni në shërbim të Hashim Thaçit për copëtimin e Kosovës

Aktuale

Vlora Çitaku merr një goditje tjetër: Ju jeni në shërbim të Hashim Thaçit për copëtimin e Kosovës

Nga: N.H Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:23
Vlora Çitaku

Sali Rexhaj, ish-aktivist politik në Kosovë, tani mërgimtarë në Zvicër, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ambasadorja Vlora Çitaku është në shërbim të Hashim Thaçit dhe agjendave të tij për copëtimin e territoreve të Kosovës.

Ai shkon më tej, duke i thënë Çitakut se është vetëm një princeshë që i shërben “Klanit Pronto” me besnikëri.

Ndër tjerash Rexhaj shkruan se Çitaku vendosë edhe se kush shkon ambasadore dhe kush kthehet ne shtëpi, derisa përmend rastin me ambasadoren Alma Lama.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje:

Nuk eshte e vertete se Ramush Haradinaj i cili mbrone Kosoven karrshi Serbise eshte kryeministri juaj.

Ju jeni ne sherbim te Hashim Thaqit dhe agjendave te tije per coptimin e territoreve te Kosoves.

Vizita e delegacionit te SHBA tregoj shume mire punen tuaj. Ata u befasuan shume kure pane se ne Kosove askush nuk eshte per nderrim territoresh, siq i kishte mashtruar Thaqi me ty dhe disa vares te tije.

Ti je vetem ne princeshe qe i sherben Klanit Pronto me besnikeri, per Kosove pes pare nuk i jep.

Aq me shume ti vendose se kush shkon ambasadore dhe kush kthehet ne shtepi, siq u veprua me ambasadoren Alma Lama e cila u shkarkua per tu zevendesuar nga „çuperlina“ tjera te cilat i sherbejne Thaqit dhe agjendave te Serbise e Rusise, njejte si ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat