Çudirat shqiptare: Dardan Gashin gjykata në Kosovë e dënon, Ilir Meta në Shqipëri e dekoron

Aktuale

Çudirat shqiptare: Dardan Gashin gjykata në Kosovë e dënon, Ilir Meta në Shqipëri e dekoron

Nga: N.H Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:24
Ilir Meta dhe Dardan Gashi

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth vendimit të fundit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e cila ka dënuar për gjuajtje me armë ministrin Dardan Gashi.

Maxharraj, është ndërlidhur edhe me dekorimin që presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka ndarë ministrit që në Kosovë u dënua, për një vepër penale.

Profesori i njohur këto ngjarje i ka konsideruar si çudira shqiptare, të cilat sipas tij nuk kanë të ndalur.

Ja postimi i tij:

Çudira shqiptare:

Dje këndej kufirit në Kosovë Gjykata themelore në Gjakovë,dega ne Malishevë e denojë me 1700.00 Euro Dardan Gashin Minister i diaspores si kaloresin me te mirë me gjuajtje me armë.

Kurse sot,andej kufirit ne Shqiperi Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta,e dekoron Ministrin e diasporës ne Qeverin e Kosovës me dekoratën"Kaloris i urdhërit të Skenderbeut".Ndoshta edhe ky e dekoroi si kalores i mirë më gjujte me armë.

Çudirat shqiptare s’kanë të ndalur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat