Ftesa e Speciales për Kuqin, e njëjtë me atë të Hasanit e cila u pezullua

Aktuale

Ftesa e Speciales për Kuqin, e njëjtë me atë të Hasanit e cila u pezullua

Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:49
Blerim Kuqi

E gjithë përmbajtja e ftesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar dërguar Blerim Kuqit, është e ngjashme me atë që i ishte bërë Mahir Hasanit, rreth dy muaj më parë.

Kjo shkresë që është edhe urdhër për ish-pjesëtarin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, po del të jetë e natyrës së njëjtë më të parën që ishte pezulluar nga Dhomat e Specializuara pasi u konsiderua si problematik, e më pas u tërhoq nga Zyra e Jack Smith.

Kjo, pasi me të, të dyshuarit obligohen që të ofrojnë fakte që dëshmojnë fajësinë e tyre.

Si edhe dëshmi për luftën e UÇK-së.

E nuk dihet nëse një kërkesë e tillë do të refuzohet përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat