I kërkohet të zgjedh mes Thaçit e Haradinajt, kjo është përgjigja epike e Armend Zemajt!

Aktuale

I kërkohet të zgjedh mes Thaçit e Haradinajt, kjo është përgjigja epike e Armend Zemajt!

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:07
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka vlerësuar se as Hashim Thaçi e as Ramush Haradinaj nuk janë të denjë për ta udhëhequr dialogun me Serbinë.

Në një intervistë, Zemaj është pyetur nësë dialogu do të udhëhiqej më mirë nga Thaçi, apo nga Haradinaj, por që për deputetin e LDK-së, nga mendësia dhe logjika që kanë, anjëri prej tyre nuk janë përfaqësim i duhur

“Me qfarë logjike dhe mëndësie të dytë funksionojnë, qfarë të kaluara kanë dhe si janë zhvillu gjanat në pjesën e fundit e që lidhen edhe me Gjykatën Speciale, mendoj që të dytë janë të dëmshëm nëse e përfaqësojnë Republikën e Kosovës përball ndërkombëtarëve

Unë nuk vendos për këtë vendos vota e qytetarëve por kjo është ajo që qëndron” ka thënë Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat