Ministri i Vuçiqit kërcënon rëndë Haradinajn: As mendja mos të shkon ta dërgosh ushtrinë në veri

Aktuale

Ministri i Vuçiqit kërcënon rëndë Haradinajn: As mendja mos të shkon ta dërgosh ushtrinë në veri

Më: 3 mars 2019 Në ora: 08:12
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se ushtria e Kosovës do të jetë në kufijtë e Kosovës edhe në veri, nëse kufijtë e territorit të Kosovës cënohen.

Ai këtë e ka thënë në Deçan, duke reaguar në deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që serbët në veri do të mbrohen nga Serbia dhe se ka numër të mjaftueshëm të forcave serbe rreth kufirit të Kosovës.

“Nuk po e sulmojmë as veriun e as jugun e vendit tonë, e as që e kërkojmë këtë. Por kushdo që i prek kufijtë e Kosovës, do ta na gjejë neve në kufi. Këtë e dinë të gjithë. Ushtria e Kosovës është ushtri e të gjithë qytetarëve, kështu që veriu dhe serbët në atë rajon asnjëherë nuk do të jenë të rrezikuar”, ka thënë Haradinaj.

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq i është kundërpërgjigjur Haradinajt, duke i thënë që as mos të mendoj për ndonjë aksion të dhunshëm ndaj serbëve në Kosovë, pasi që sipas tij, Serbia do të dijë se si të përgjigjet.

“Nga kërcënimet e Ramush Haradinajt nuk është frikësuar as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e askush nga ne. Po rekomandoj që mos të mendoj për dhunë, e as ndonjë aksion apo ofensivë ndaj serbëve në Kosovë, sepse për këtë do të dimë se si të përgjigjemi”, ka thënë ai për tanjug.

“Është e qartë nervoza e Haradinajt, sepse ka premtuar se do ta rrëzojë Vuçiqin në rrugë qysh para dy muajsh, por kjo megjithatë nuk ka ndodhur”, ka shtuar Stefanoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat