Vlora Çitaku takohet me njeriun më të pasur në botë, thotë fjalë të mëdha për të

Aktuale

Vlora Çitaku takohet me njeriun më të pasur në botë, thotë fjalë të mëdha për të

Më: 3 mars 2019 Në ora: 09:32
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku është takuar me themeluesin e kompanisë gjigante Amazon.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është takuar me njeriun më të pasur në botë, themeluesin e kompanisë gjigante Amazon.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram pranë të cilës ka treguar se Jeff Bezon mendon ta sjell në Kosovë.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish  U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë.  Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazhuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur. Amerika është e madhe!”, ka shkruar ajo pranë fotos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat