Vulin e quan terrorist kryeministrin Haradinaj: Ai sjellë fëmijë që të vdesin në veri për qëllimet e tij

Aktuale

Vulin e quan terrorist kryeministrin Haradinaj: Ai sjellë fëmijë që të vdesin në veri për qëllimet e tij

Nga: F.B. Më: 3 mars 2019 Në ora: 10:14
Vuçiq dhe Vulini

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i ka tërhequr vërejtjen Ramush Haradinajt për ushtrinë.

Ai ka thënë se secili tentim i hyrjes së ushtrisë në veri të Kosovës do të përfundoj me mos sukses, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”, duke shtuar se pas kësaj do të ndodhte “ikja dhe shpërndarja”.

"Terroristi i padënuar Haradinaj dëshiron të përsëris krimet për të cilat nuk është dënuar. E di Haradinaj se Vuçiq nuk frikohet, sikur që e di se tentimi i tij për hyrje të ushtrisë në veri të Kosovës do të përfundonte me ikje dhe shpërndarje”, ka thënë Vulin në një kumtesë për media.

Sipas kësaj kumtese të ministrisë së mbrojtjes, Vulin ka reaguar në kërcënimin se "Ushtria e Kosovës" do të jetë aty nëse Serbia i afrohet kufirit, duke vlerësuar se për këtë Haradinaj "bënë gjithçka që të nxis konflikt për çka do të fajësonte Serbinë dhe do sillte aty fëmijë të huaj që të vdesin për qëllimet e tij".

Vulin ka shtuar se "të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare që mbështesin Haradinajn dhe që kanë të gatshëm që të dërgojnë bashkëkombësit e vetë për pasurinë e Haradinajt dhe liri duhet ta dinë se është viti 2019 dhe jo 1999 dhe se bota pakthyeshëm ka ndryshuar".

"Serbia më nuk është e dobët dhe e vetme siç ishte atëherë. Qytetarët e Serbisë mund të jenë të qetë, Ushtria e Serbisë është e sigurt dhe e gatshme që të përmbush të gjitha urdhëratë e komandës supreme për mbrojtjen e sigurisë", ka thënë ministri i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat