Gjok Gojcaj: Banorët duhet të jenë zot shtëpie në Tuz

Aktuale

Gjok Gojcaj: Banorët duhet të jenë zot shtëpie në Tuz

Më: 3 mars 2019 Në ora: 13:53
Gjok Gojcaj

Njohësi i zhvillimeve politike, Gjok Gojcaj, për procesin zgjedhor për asamble në Tuz tha se orientimi i tij është që malësia të jetë zot shtëpie.

Gojcaj tha se ai dhe shumë qytetarë të tjerë kanë ardhur nga diaspora t’i mbështesin këto zgjedhje.

“ Kështu që unë edhe shumë qytetarë të tjerë jemi ardhur nga diaspora për  të mbështetur bashkëkombësit tonë, për të hedhur themel e një etape të re politike dhe administrative”.

“Vet fakti se partitë tona shqiptare ishin të përçara prej vitesh, u bashkuan me këtë rast. Ka qenë një moment frymëzimi për shumicën e banorëve të kësaj treve edhe për të gjithë bijtë e kësaj treve që gjenden gjithandej në për botë”, tha Gojcaj.

Ai më tej shtoi se beson në një fitore solide të faktorit politik shqiptar.

“Them solide për shkak se ky regjim është një regjim i cili gjithmonë mundet të fitojë. Kjo krijon dyshimin se si ka mundësi që një regjim gjithmonë të fitojë  për tri dekada dhe të mos e shënojë asnjë humbje”.

“Unë dyshoj jashtëzakonisht shumë në aftësinë e tyre për të spekuluar me vota për t’i vjedhur, ka metoda jashtëzakonisht të sofistikuara dhe janë të specializuar dhe tash urojë që kjo të mos ndodhë”, tha më tej Gojcaj për klankosova .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat