Shefi i BE'së në Beograd: Të hiqet taksa, Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje të përhershme

Aktuale

Shefi i BE'së në Beograd: Të hiqet taksa, Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje të përhershme

Më: 3 mars 2019 Në ora: 21:44
Sam Fabrici

Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Fabrici ka thënë se qëndrimi i BE-së është i pandryshuar dhe se ata kërkojnë të arrihet një marrëveshje e përhershme, ligjërisht në pajtim me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për diçka që është e qëndrueshme dhe realiste, ne nuk mund të komentojmë mbi përcaktimin e kufijve apo ndonjë tjetër përmbajtje të marrëveshjes e cila do të arrihet”, ka thënë Fabrici, transmeton lajmi.net.

Sa i përket taksës, e cila është vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë në nëntorin e vitit të kaluar, Fabrici ka thënë se kjo është një temë e veçantë dhe se BE vazhdon t’i kërkojë Prishtinës që ta heqë.

Tutje, ai ka thënë se reformat janë një instrument aderimi i Serbisë në BE, për të cilën presin që së shpejti të iu bashkohet

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat