Hoxhaj: Shembulli i Tuzit duhet të vlejë edhe për shumë parti shqiptare

Aktuale

Hoxhaj: Shembulli i Tuzit duhet të vlejë edhe për shumë parti shqiptare

Nga: N.H Më: 3 mars 2019 Në ora: 23:04
Pamje nga festa

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka uruar shqiptarët për fitoren në Tuz.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tha se shembulli i Tuzit duhet të vlejë edhe për shumë parti shqiptare në qytete tjera të Malit të Zi dhe jashtë tij.

“Tuzi shqiptar. Një fitore për histori. Urime koalicionit të partive shqiptare të cilat u bën bashkë për interesin e qytetarëve shqiptarë duke lënë anash inatet e politikës ditore. Shembulli i Tuzit duhet të vlejë edhe për shumë parti shqiptare në qytete tjera të Malit të Zi dhe jashtë tij. URIME KUQ E ZI”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat