Limaj: Rezultatet paraprake tregojnë për një fitore historike të partive shqiptare në Tuz - Bota Sot
Limaj: Rezultatet paraprake tregojnë për një fitore historike të partive shqiptare në Tuz

Aktuale

Limaj: Rezultatet paraprake tregojnë për një fitore historike të partive shqiptare në Tuz

Nga: Z.B Më: 3 mars 2019 Në ora: 23:14
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një statusi në Facebook ka uruar koalicionin e partive shqiptarë “Malësia na Bashkon”, për fitoren e tyre, përcjell “Bota sot”.

Ai a shkruar se, kur shqiptarët bëhet bashkë fitoret janë të pashmangshme

Postimi i plotë:

Kur shqiptarët bëhen bashkë, fitoret janë të pashmangshme. Kjo u konfirmua sonte me fitoren e koalicionit “Malësia na Bashkon”. Rezultatet paraprake tregojnë për një fitore historike të partive shqiptare në Tuz. Urime Malësisë së Madhe dhe të gjithë shqiptarëve!FL

Ndryshe sot në  sot në Malësi janë mbajtur  zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit.

Partit shqiptare në këto zgjedhje  i gjejmë bashkë, Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.

Rezultatet jozyrtare nxjerrin fitues pikërisht Nikë Gjeloshajn, që ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...